NJËSITË E PRODHIMIT

Në 2007, Elka S.A. investoi në njësi prodhimi me teknologji të avancuar dhe me çertifikime ndërkombëtare ISO dhe IFS. Ky investim i hapi rrugën krijimit të markave Belino, Replay dhe Daily të cilat arritën të zotërojnë tregun dhe të fitojnë çmime Europiane të Cilësisë. Në 2016, Elka ndërtoi dhe dy njësi të tjera të fokusuar në prodhimin e disa lloje patatinash nën markën Replay.





ÇERTIFIKIMET TONA

Elka S.A. ka 3 fabrika prodhimi me çertifikata ndërkombëtare me cilësi dhe standarde të larta për prodhimin e ushqimeve të ëmbla dhe të kripura.

ISO 22000:2005 Food Safety Management System
ISO 22000:2005 Food Safety Management System

Elka S.A. ka fituar këtë çertifikatë për implementimin e suksesshëm të sistemit të menaxhimit të sigurisë së ushqimit që siguron cilësinë dhe sigurinë e produkteve të saj, vlerëson kërkesat e konsumatorëve dhe përshtatet me kërkesat e pranuara të klientëve të lidhura me sigurinë e ushqimit, në mënyrë që konsumatori të mbetet i kënaqur.

IFS Food – International Featured Standards
IFS Food – International Featured Standards

Elka S.A. ka marrë këtë çertifikatë si një kompani që punon për të arritur cilësi të lartë, siguri të ushqimit dhe kënaqësi konsumatore. Kompania ka implementuar sistemin e mësipërm në nivelin më të lartë për të siguruar për klientët cilësinë dhe sigurinë më të lartë të produkteve konsumatore.