KUSH JEMI NE

E lka S.A. është një nga prodhuesit dhe distributorët kryesorë të produkteve ushqimore në tregun e Ballkanit. Elka S.A. u themelua në vitin 1993 me qëllim importimin dhe shpërndarjen e markave ndërkombëtare në Shqipëri. Tashmë rrjeti i shpërndarjes është zgjeruar duke përfshirë Greqinë, FYROM (Maqedoninë) dhe Kosovën. Që në 2007, Elka S.A. ka prodhuar dhe tregtuar në 26 tregje kruasantet e veta Belino, Replay dhe Daily, të cilat janë fituese të shumë çmimeve. Në 2016 Elka S.A. hodhi në treg patatinat Replay me forma dhe shije të ndryshme.

LEXONI MË SHUMË

ÇMIMET

Elka S.A. ka fituar shumë çmime ndërkombëtare për cilësinë duke përfshirë çmimet si më poshtë:
  • “Ylli Ndërkombëtar për Lidership në Cilësi” në Konferencën "Business Initiative Directions QC100" (Paris 2011)
  • “Çmimi i Platinit ERA" në kategorinë "Çmime Ndërkombëtare të Cilësisë” për angazhimin e kompanisë në Cilësi dhe Përsosmëri, në "Kuvendin Ndërkombëtar të Cilësisë" (Gjenevë 2013)
  • "Çmimi Europian i Cilësisë" për cilësinë e lartë të produkteve në përputhje me standardet Europiane, në "Çmimet Ndërkombëtare të Sokratit" (Montreux 2014)

NJËSITË E PRODHIMIT

N ë 2007, Elka S.A. investoi në njësi prodhimi me teknologji të avancuar dhe me çertifikime ndërkombëtare ISO dhe IFS. Ky investim hapi rrugën krijimit të markave Belino, Replay dhe Daily të cilat arritën të zotërojnë tregun dhe të fitojmë çmime Europiane të Cilësisë. Në 2016, Elka ndërtoi dhe dy njësi të tjera të fokusuara në prodhimin e disa lloje patatinash nën markën Replay.

LEXONI MË SHUMË

ÇERTIFIKATA

Njësitë e prodhimit të Elka S.A. janë të çertifikuara nga organizatat ndërkombëtare TUV Hellas dhe TUV Nord me:
  • ISO 22000:2005 Food Safety Management System
  • IFS Food – International Featured Standards

LEXONI MË SHUMË

RRJETI I DISTRIBUCIONIT

P ërmes 25 vitesh investimi në infrastrukturë të lartë, teknologji inovative dhe njerëz të motivuar, Elka S.A. është bërë një nga distributorët drejtues në treg të disa prej produkteve konsumatore më të suksesshme në Shqipëri.
Si rezultat, Elka S.A. tashmë u siguron shërbime distribucioni inovative dhe plotësisht të integruara më shumë se 50 markave rajonale dhe botërore, të mundësuara nga logjistika në kohë reale, 250 punonjësve të shitjes, 110 furgonave, 12 kamionave dhe një rrjeti prej më shumë se 10,000 dyqaneve dhe zgjidhjeve të tregtimit dhe marketimit.

LEXONI MË SHUMË