Për pothuaj dy dekada, markat e produkteve shtëpiake Elka frymëzojnë besueshmëri, inovacion dhe cilësi tek konsumatorët, vlera këto të lidhura ngushtë me markën Elka. Portofoli i produkteve Elka të shpërndara në të gjithë Ballkanin, përfshin një variacion të gjerë produktesh ushqimore të paketuara dhe kategorish jo-ushqimore.

Markat e ELKA-s

Reckitt Benckiser është një kompani ndërkombëtare produktesh konsumatore e cila prodhon produkte për shëndetin dhe higjenën si dhe produkte për shtëpinë si Veet, Air Wick, Calgonit, Durex dhe Vanish. Qëllimi i vetëm i RB është të përmirësojë jetën e konsumatorit. Kompania operon në 60 shtete dhe produktet e saj shiten në pothuaj 200 shtete.

Markat e Reckitt Benckiser

ION S.A. ka më shumë se 85 vjet në industrinë Greke të prodhimit të çokollatës. Sot, ION S.A. është kompania drejtuese e çokollatës në Greqi, dhe një nga 50 kompanitë më të mëdha në vend, me shitje vjetore përtej €100 milion. ION S.A. zotëron 4 njësi prodhimi moderne dhe produktet e saj të shijshme si Galaktos, Amygdalou, Break dhe Nucrema, shpërndahen në 40 shtete në gjithë botën.

Produktet ION

Vamvalis është një lider në procesimin dhe paketimin e frutave të thata në Greqi. Fokusi i vazhdueshëm i kompanisë në cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara ka rritur reputacionin e kompanisë si një nga prodhuesit më të mirë midis konsumatorëve dhe furnitorëve. Marka kryesore e Vamvalis është Pellito.

Produktet Pellito

Minerva ka më shumë se 110 vjet eksperiencë në tregun e vajit të ullirit në Greqi. Sot, Minerva është një nga kompanitë ushqimore Greke më të mëdha dhe është zgjeruar suksesshëm në 5 kontinente ku tregton markat e saj lidere në treg si Minerva, Fast, Horio dhe Top vinegar.

Produktet Minerva

Prej 64 vjetësh LAVDAS ka qenë emri më i njohur për karamelet dhe ëmbëlsirat në Greqi dhe në tregjet ndërkombëtare. LAVDAS janë karamelet më të preferuara të konsumatorëve në më shumë se 25 tregje, me cilësinë e tyre supreme dhe një koleksion të gjerë dhe inovativ produktesh.

Produktet Labdas

Olympic Hermes S.A. u themelua në 1958 dhe sot është një nga prodhuesit më të njohur të karameleve në Greqi. Gjatë dekadës së fundit, Olympic ka investuar në teknologjinë e prodhimit që së bashku me përdorimin e përbërësve më cilësorë, ka mundësuar kompaninë të prodhojë dhe eksportojë karamele shumë të shijshme në më shumë se 30 shtete.

Produktet Labdas

Me 90 vjet eksperiencë, KONVA është kompania më moderne dhe e avancuar e industrisë së procesimit të ushqimit të detit në Bashkimin Europian. KONVA shërben tek konsumatori ushqimin e detit më cilësor dhe të shijshëm nën markat TRATA, FLOKOS dhe DAKOR.

Produktet Labdas

Vikos S.A. u themelua në Epir në Greqi në 1990, dhe është një nga kompanitë më të njohura dhe me reputacion më të lartë në industrinë e ujit në shishe. Vikos S.A. prodhon ujë në shishe dhe pije freskuese me cilësi të lartë në dy njësi prodhimi të çertifikuara plotësisht.

Produktet Bikos

BOVIN u themelua në 1998, si një kompani familjare në Maqedoni. Sot kompania prodhon rreth 1.2 milion litra verë në vit. Suksesi i BOVIN vjen nga strategjia e kompanisë e fokusuar në cilësi të produkteve dhe targetim të konsumatorëve premium në tregun lokal. Tashmë BOVIN mbulon 35 shtete në të gjithë botën.

Produktet Bovin

This site is registered on wpml.org as a development site.