Kruasanti Daily morri çmim për shijen e tij të shkëlqyer dhe cilësinë superiore

January 26, 2022
Posted in Lajme
January 26, 2022 marin

Kruasanti Daily morri çmim për shijen e tij të shkëlqyer dhe cilësinë superiore

Me më shumë se 25 vite në tregun e ushqimit dhe pijeve, Elka konfirmon cilësinë dhe shijen e shkëlqyer të produkteve të saj duke fituar çmime të shumta. Këtë vit, në Superior Taste Awards 2019 e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Shijes dhe Cilësisë (iTQi), cilësia premium e Elka-s, kruasanti Daily morri çmim për shijen e tij të shkëlqyer dhe cilësinë superiore. Daily është një markë kruasanti për të gjithë familjen. Prodhohet, shpërndahet dhe tregtohet nga Elka që nga viti 2010 në 17 tregje ndërkombëtare. Marka Daily është ri-konceptuar me sukses në vitin 2017 dhe aktualisht vjen në 6 shije të ndryshme, në mini kruasante, kruasante individuale si dhe multipack. * Instituti Ndërkombëtar i Shijes dhe Cilësisë (iTQi) është organizata udhëheqëse e pavarur Chef-ave dhe Sommelier-ave e bazuar në testimin dhe promovimin e ushqimit dhe pijeve më të shijshme nga e gjithë bota. Çmimi Superior Taste (cilësia superiore) është një vlerësim unik ndërkombëtare e bazuar në gjykimin me sy të mbyllur (pa parë pjatën) të Chef-ave dhe Sommelier-ave të njohur që janë udhëheqës të fushës dhe ekspertë në degustim, si dhe anëtarë të institucioneve më prestigjioze të kuzhinës.

This site is registered on wpml.org as a development site.